LajmeMagazina

Austria dhe Hungaria ruajnë kufijtë e Serbisë

Ministrat e punëve të brendshme të Austrisë, Hungarisë dhe Serbisë, nënshkruan në Hungari sot një memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e kufijve. 
Kjo marrëveshje parashikon patrulla të përbashkëta në kufirin serb me Hungarinë dhe atë me Austrinë punë më intensive në luftën kundër grupeve të emigrantëve dhe krijimin e pikave të veçanta për kontakt mes tre vendeve. Ministrat e punëve të brendshme të këtyre tre vendeve, kanë kërkuar nga Komisioni Evropian mbështetje më të madhe financiare për Fronteks dhe ngritjen e fokusit në Ballkan, raporton “Kurir”. Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johana Mikl-Leitner tha se, numri i madh i emigrantëve ka sjellë mbingarkesë në kufirin e Austrisë. Sipas saj, deri tani 40 mijë persona janë përfshirë në programin për të ndihmuar emigrantët, ndërsa pritet që ky numër për një kohë të shkurtë të arrijë në 70 mijë. Kohët e fundit Hungaria kishte konsideruar mundësinë që të mbyllë kufijtë e saj, duke ngritur një mur të gjatë prej 4 metrash në kufirin me Serbinë, për të parandaluar numrin e madh të emigrantëve që hyjnë në Hungari.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button