LajmeMagazina

Dasmat në Preshevë me krisma dhe me muzikë të lartë

Diçka po gjallërohet në vendin tonë. Është sezona verore Presheva është stërrmbushur me mërgimtarët tanë qe jetojnë në vendet perëndimore të cilët kanë ardhur me familjet e tyre për ti kaluar pushimet verore në vendllindjen e tyre. Përveç kafiterive të stërmbushur me rini dhe me party të ndryshme që sjelllin kengtarë të njohur si nga ,Kosova ,Shqipëria e vende të tjera më të frekuntuara janë restoranet e dasmave. 
Dasmat në qytet sidomos në sezonin e verës, kur mërgimtarët vijnë në pushime gjithmonë janë në trend. E bashkë me dasmat dhe ahengjet, shtohen edhe të shtënat, të cilat po i shqetësojnë qytetaret. Këta të fundit, thonë se sidomos gjatë natës, nuk mund t’i mbyllin sytë nga zhurma e të shtënave, zhurma e muzikes se lartë. 
Edhe disa banorë të Preshevës shprehen te shqetësuar me këtë fenomen negativ. 
Ka një muaj që janë shpeshtuar dasmat e ahengjet e bashkë me to edhe krismat e armëve. Mbrëmë, për shembull në lagjen time ka pasur të shtëna, muzikë me zë të lartë sa që nuk kam arritur t’i mbyllë sytë… Kjo me të vërtetë nuk është në rregull, pasi ata që i kanë këto ahengje duhet me festu për veti dhe jo t’i shqetësojnë të tjerët përreth tha për Kjo është Presheva Jonë një qytetarë. Kjo është bërë trend në vendin tonë çdo vit me ahengje te ndryshme sa qe duhesh te pritesh afer gjysmë ore nëpër qytet pershkak të komunikacionit të dendur nga kolonat e gjata të veturave, gjatë kolonës së veturave me krushqi të bie në sy edhe një gjë mjaft shqetësuese ku shifen fëmijët të cilët dalin në dritare të automjetit femijë të moshës së vogël, a nuk është kjo shqetsuese? pasi mund te vie deri te ndonjë aksident i pa dëshirueshëm,ku duhet te mirren masa kundër këtyre fenomeneve negative nga organet kompetente siç janë policia rrugore. Por të shtënat, sipas tyre, përveç se po ua prishin qetësinë në shtëpitë dhe banesat e tyre, kanë frikën se do t’u shkaktojnë edhe viktima. /Kjo eshte Presheva Jone, Riza Veseli/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button