Përsëritet i njëjti problem si vitev tjera, qyteti i Preshevës është mbuluar sonte nga tymi pas djegëjes në vendin ku grumbullohen mbeturinat e qytetit, rreth 4 km larg qytetit.
Burime te Kjo eshte Presheva Jone mësojnë se tymi është përhapur në të gjithë qytetin dhe qytetarëve po i pengon në këtë vap të madhë që po mbizotron këtyre ditëve në qytetin tonë.
Komuna e Preshevës tash e sa vite ende nuk ka tentuar që ta eleminojë këtë fenomen që po ndotë mjedisin dhe është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.
Edhe pse pushteti lokal gjithmonë premtonë se do të gjejë zgjidhje Presheva tashmë sa vite është në të njejtën situatë. /© Kjo eshte Presheva Jone /