LajmeMagazina

Edhe fakulteti i mjeksisë nga Mitrovica në ndihmë të migrantëve në Preshevë

Ministri për punë dhe çështje sociale Aleksandar Vulin ka thënë se në Preshevë çdo ditë ndahen rreth 15.000 euro për pranimin e emigrantëve dhe se kjo shifër vetëm se mund të rritet, andaj edhe Serbisë i duhet ndihmë ndërkombëtare rreth kësaj çështje.
Rade Grbiq, dekan i fakultetit të mjeksisë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë ka thënë se personeli i këtij fakulteti së shpejti do të filloj të ndihmojë mjekëve në qendrën kolektive për pranim të migrantëve në Preshevë.
Grbiq ka thënë se fakulteti i mjeksisë është i gatshëm që me të gjitha kuadrot dhe potencialin e saj që ka të ndihmoj për zgjidhjen e problemeve shëndetsore të migrantëve në koordinim me grupin punues.
“Ne kemi ekspertë të të gjitha profileve kështu që në ndihmë mund të përdorim potencialin tonë që të vijmë në ndihmë të nevojshme që paraqiten në terren” ka thënë Grbiq.
Edhe shtëpia e shëndetit në Preshevë çdo ditë ka mjek dhe personel kujdestar që ofrojnë ndihmë mjeksore të të gjithë atyre migrantëve që vijnë në Preshevë dhe kanë nevojë për shërbime mjeksore në këto ditë të nxehta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button