LajmeMagazina

Futbollisti Faton Xhemaili, talenti më i mirë në Luginën e Preshevës

Sportpress ju rrëfen intervistën ekskluzive me talentin më me perspektivë në Luginën e Preshevës, ai quhet Faton Xhemaili, është vetëm 16 vjec dhe aktivizohet tek ekipi KF Tërnoci.
Një ekip që ka nxjerrë talente të shumta dhe Fatoni pritet të jetë njëri prej tyre.
-Përshendetje Fatjon, na tregoni pak për veten tuaj.
-Po përshendetje dhe faleminderit për intervsitën, unë quhem Faton Xhemaili, jam nga Bujanoci, jam 16 vjec dhe aktivizohem si mesfushor te ekipi KF Tërnoci.
-Si është të luash me KF Tërnocin në një ligë kundra skuadrave serbe?
-KF Tërnoci është një klub shum i mirë entik shqiptar,në ligën ku luajm ne ka më shumë ekipe serbe që luajn kundër nesh,janë disa ekipe që bëjn padrejtisi, nuk kanë rrespekt poashtu edhe referimi është kundër nesh. Nuk është lehtë të luash në një ligë ku garojnë ekipet serbe,është një numer i vogël i ekipeve serbe që kanë një rrespekt të vogël kundrejt nesh. Kur luajm kundër tyre japim 100% tonën, vetëm që të fitojm edhe pse na bëjnë shumë padrejtësi.
-Si ndodhi që morët pjesë me KF Shkupin te Gothia Cup?
-Kam qenë me KF.Tërnocin në Danimarkë në Dana Cup 2013, dhe ka marrë pjesë edhe ekipi i K.F.Shkupit më pas i kam pëlqyer trajnerit të tyre si dhe menagjerit Meriton Berisha, ai më ka derguar në prova në vitin 2014 në Hungari tek ekipi i Ferencvarosit dhe këtë vit më ka dërguar kërkes që të marr pjesë në Gothia Cup.
-Cfare,po ndodh me ty tani, sezoni i ri me cilin ekip do të të gjej?
-Une do të luaj edhe këtë sezon me K.F.Tërnoci deri në muajin janar dhe pastaj do të shikoj ndonjë klub tjetër, por kam pas ofert edhe nga K.F. shkupi tani por nga janari do të vendosi për ndonjë ekip tjetër, besoj se do të kem oferta.
-Nëse do të vinte një ofertë nga Superliga Shqiptare, a do të pranonit? E nëse po, cili klub do të parapëlqenit?
-Nuk do ta refuzoja asnjë ofertë nga cilido klub i Superligës Shqiptare, do ta pranoja menjeher. Por klubi im me i pelqyer që do doja më shumë të luja në Superligën Shqiptare është K.F.Partizani.
-A keni pasur kontakte nga FSHF ndonjëherë?
-Kam pasur në vitin 2014 në muajin prill,në një grumbullim që është mbajtur në Kosovë më ka derguar kërkesë Jetmir Salihu, or përshkak kohës së keqe që ka qen nuk ka kaluar mirë grumbullimi.
-Cilat janë synimet e tua për të ardhmen?
-Synimet e mia për të ardhmen janë që të bëhem një futbollist qe luan në futbollin europian, dhe ëndrra më e madhe që deshiroj unë është që të lauj për KOMBTAREN SHQIPTARE.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button