Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti popullor Riza Halimi, përmes një deklarate me shkrim ka reaguar ndaj akuzave të drejtuesit të Komunës së Preshevë, me anë të cilave, sipas Halimit, ishin akuzuar deputetët për mungesë bashkëpunimi.
Në reagimin e Halimit, që ndërlidhet me takimin për vlerësimin e popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës, i zhvilluar me ekspertët ndërkombëtar të statistikës, ambasadorin e OSBE-së dhe kryetarin e Trupit Koordinues, deputetët ishin akuzuar nga kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për injorimin në konsultimin e mbajtur.
“Me këtë rast udhëheqësit e pushtetit lokal nuk e sqaruan se cila ishte rëndësia e këtij konsultimi të pushtetarëve të Preshevës e Bujanocit, posaçërisht kur dihet se në vazhdimin e takimit vetë kryetari i komunës së Preshevës u arsyetua se kishte pasur një keqkuptim me njërin nga ekspertët ndërkombëtarë për shkak të gabimeve gjatë përkthimit simuluan”, shprehet Riza Halimi, transmeton Titulli.com.
Deputeti matej thekson se nuk janë fare serioze akuzat e udhëheqësve komunalë drejtuar deputetëve për mungesë gatishmërie për bashkëpunim, në radhë të parë për shkak të faktit se oferta për bashkëpunim në këtë temë është dashtë të paraqitet para këtij takimi.
“Me dokumente të këtilla joprofesionale dhe me sjellje joserioze në takime me përfaqësues qeveritar dhe ndërkombëtarë, jo vetëm që pamundësohet arritja e vlerësimit të saktë të numrit të shqiptarëve në Serbi, por po vazhdon skajshmërisht të degradohet pozita e qytetarëve të Komunës së Preshevës, por edhe e Shqiptarëve në Serbi”, thotë ndër të tjera Halimi.