LajmeMagazina

Hapet konkursi për subvencionim të ndërmarrjeve në Luginë të Preshevës

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga dita e sotme ka hapur konkursin për subvencionimin e subjekteve ekonomike në sektorin privat.Përmes konkursin të cilin e zbaton TK do të ndahen mjete të përgjithshme prej 48.242.000,00 dinarë. Nga kjo shumë 18.090.750,00 dinarë do t’i përfitojnë ndërmarrjet e Komunës së Preshevës, ato të Bujanocit 20.502.850,00 dinarë dhe të Medvegjës 9.648.400,00 dinarë.Shuma që një subjekt ekonomik privat mund të përfitojë është prej 300.000,00 dinarë deri në shumën maksimale 3.000.000,00 dinarë, pa tvsh, transmeton Titulli.com.Konkursi ka si qëllim financimin e mjeteve/makinerisë për subjektet ekonomike të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit.Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 korriku i këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button