Një këngëtare e muzikës popullore shqiptare ka publikuar në Facebook, grumbuj parash, përfituar nga bakshishet në një dasmë në Tetovë.
Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë ndër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë që të organizohen gjatë kohës së pushimit të verës, kjo edhe për shkakun e ardhjes së pjesëtarëve të familjeve të tyre që jetojnë në diasporë, shkruan lajmi.net.
Ata që më së shumti mobilizohen për këtë sezon, duket të jenë këngëtarët e muzikës popullore.
Përveç parave që marrin nga kontraktimi me organizatorin e ahengut familjarë, janë bakshishet ato që edhe më shumë fyejnë xhepat e tyre.
Këto raste janë shumë më të shprehura te shqiptarët e Maqedonisë.
Më së miri këtë e dëshmon rasti i një këngëtare të muzikës popullore, e quajtur Fatlume Popovci, e cila ka publikuar në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i ka siguruar nga bakshishet në një dasëm në një fshat të Tetovës.
“Hajde gazeta shkruni se kam pas arsyeje me buzëqesh se moti s’keni shkru, Sonte në dasmë në Gurgunicë, Tetovë”, ka shkruar Popovci në Facebook, derisa në foto shihet grumbujve të parave të hedhura përreth saj.