Në Mal të Zi çmimi i eurodiezelit është më i lirë për pesë centë, ndërsa çmimi i eurosuper 98 dhe 95 ka mbetur i pandryshuar në krahasim me çmimet e mëparshme. Pavarësisht rënies së çmimeve të naftës, çmimet e karburantit në Mal të Zi ende janë ndër më të shtrenjtët në rajon.
Ndërkohë eurosuperi 95 në Mal të Zi kushton 1,34 euro për litër, në Kroaci 1,35 euro, në Shqipëri 1,30 euro, në Serbi 1.21 euro, në Maqedoni 1.16 euro dhe në BeH 1,10 euro.
Ndërsa eurosuper 98 në Kroaci mund të blihet për 1,44 euro, në Mal të Zi 1,38 euro, në Serbi 1,26 euro dhe në Maqedoni për 1,19 euro, në Kosovë duke pasur parasysh se nuk ka komision që rregullon çmimet, ato dallojnë nga një pikë karburanti në tjetrën dhe ato sillen nga 1,10 deri 1,12 euro.
Çmimin më të lartë të eurodiezelit i paguajnë qytetarët e Shqipërisë – 1,30 euro për litër, ndërsa qytetarët kroat për një litër naftë paguajnë 1,23 euro. Në Serbi, një litër naftë kushton 1,24 euro, në Mal të Zi, 1.14 euro, Bosnjë dhe Hercegovinë 1,10 euro, në Kosovë nga 1,05 deri 1,09 euro, dhe Maqedoni, 92 centë.
Çmimi i eurosuper 95 në Luksemburg është 1,25 euro, eurosuper 98 kushton 1,33 euro, ndërsa eurodiezel mund të blihen për 1,09 euro.
Edhe pse standardi i jetës së qytetarëve dhe fuqia blerëse e popullsisë së vendeve të BE-së është dukshëm më e lartë se standardet e qytetarëve të vendeve të rajonit, në disa shtete të BE-së, karburanti është shumë më i lirë në krahasim me shtetet e rajonit. Pra, qytetarët e Republikës Çeke për një litër eurosuper ndajnë 1,20 euro, ndërsa në Austri një litër eurosuper kushton 1,29 euro.
Në Evropë, çmimin më të lartë të karburantit paguajnë qytetarët e Norvegjisë dhe Holandës, të cilët për një litër eurosuper 95 duhet të ndajë 1,80 euro, gjegjësisht 1,75 euro. Ndërsa çmimi më i lartë i eurodiezelit është në Britani të Madhe, 1,70 euro.
Çmimet më të ulëta të karburantit paguajnë qytetarët e Rusisë, ku një litër eurosuper 95 kushton 59 cent dhe eurodiezeli 57 cent.