Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë do të ndërtohet një mur i lartë, me tela, për ndërtimin e së cilës do të punojnë rreth 900 punëtorë dhe që parashikohet të përfundojë më datë 30 nëntor.
Qëllimi i ndërtimit të këtij muri, mjaft të çuditshëm dhe që ngjan me një “Mur Berlini” modern, është që të pengohen të hyjnë në Hungari emigrantët nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera.
Gjithashtu, probleme së fundmi ka patur edhe me numrin e madh të emigrantëve nga Kosova.
Një video e realizuar nga ajri përmes një droni dëshmon ndërtimin e murit nga ana e forcave të policisë, personeli i ushtrisë dh strukturat e emigracionit të paligjshëm.