Lamtumirë Real
Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të mbetet në Real Madrid. Ai është i vendosur të largohet nga skuadra mbretëror. Gazeta sportive madrilene, Marca, shkruan se Ramos ka vendosur t’i thotë lamtumirë Realit, edhe ky vendim mbetet i pakthyeshëm. Sipas kësaj gazete, ky vendim nuk ka të bëj me çështje ekonomike, por raportet e tensionuara me presidentin, Florentino Perez. Ramos pritet që karrierën ta vazhdoj në Premierligë, te skuadra e Mnchester Unitedit.