Turistët janë ambasadorët më të mirë për një vend, por ngjarja e fundit me dy turistë çek të cilët u vranë barbarisht kanë vënë në hall jo vetëm shtetin shqiptar, por edhe Agjencitë turistike në vendin tonë.
Pronarja e një agjensie ka publikuar në rrjetin social Facebook një email të dërguar nga një turist çek pas vrasjes në Dukagjin, në veri të Shqipërisë. Ja çfarë shkruan ajo:
“U nisa nje email ngushellimi miqve te mi çek, te cilet i kam njohur gjate guidave qe kemi bere.
Miq, te cilet na kane promovuar me mire se shteti jone! Zak, njeri prej tyre, me ktheu kete email i cili me me beri te qaj e ndjehem shume keq per vendin tim.
‘Pershendetje Mati, Guida jone shqiptare ne Sarande dhe Gjirokaster! Te te them faleminderit per ngushellimin? Joooo, se pranoj kurre nje gje te tille.
Shqiperine permes syve dhe fjaleve te tua e pame ndryshe. Na genjevee? Te lumte! Ne te besuam dhe ua rekomanduam dhe miqve tane. Sot ndihem fajtor Matild se fjalet e mia dhe te gjithe atyre qe rekomandojne vendin tuaj, sollen aty dhe kete cift. Po, ndihem fajtor se te besova ty… Matild te mbaj mend shum qarte: ‘Miresevini ne vendin tone’.
Une jam guida juaj… Shqiptari shquhet per mikpritje dhe bese prandaj ndihuni rehat. Keni BESEN time… Fundi udhetimit tone dhe perseri fjalet e tua: ‘Ishte kenaqesi per mua te isha guida juaj. Ju uroj udhetim te mbare dhe ftojini miqt tuaj te vijne e ta shijojne Shqiperine’. Ti e mbajte fjalen tende se udhetimi jone shkoi shkelqyeshem. Dhe une e mbajta fjalen time, i rekomandova miqt e mi, çeket e mbajne fjalen. Ju vizitojne dhe promovojne. Shqiptaret e tu cfare bene? Na prene ne bese’”.