Gjashtë pjestarë të ashtuquajturës “Lëvizja çetnike” nga qyteti i Valevës, Beogradit, Nishit dhe Krushevcit, pesë meshkuj dhe një femër të cilët komandohen nga Bratislav Zhivkoviq, kanë planifikuar që përmendoren që u largua nga fshati Lluçan për policët e vrarë gjatë konfliktit të 2001, kanë planifkuar që ta vendosin përsëri një kryq të madh.
Këtë grupë, policia i ka përcjellë deri në ardhje të Vranjës, ndërsa aksioni i ka dështuar, ndërsa çetnikët janë kthyer prap për Nish, transmeton presheva.com.
Nga qyteti i Vranjës, rreth ora 12, këta 6 çetnikë ishin nisur në këmbë duke mbajtur një kryq me dimenzione të ngjajshme me atë që u largua, drejt autostradës me qëllim që të ecin në këmbë rreth 20 kilometra deri në fshatin Lluçan dhe atje të vendosin kryqin të cilin e largoi xhandarmeria.
“Pa leje të qytetarëve, qeveria e hoqi nga vendi i duhur. Ne vetëm duam që ky kryq, kopje e atij të mëhershmit, ta vendosim aty ku e ka vendin” ka thënv Zhivkoviq, transmeton presheva.com.
Në dalje të qytetit të Vranjës policia i ka ndaluar duke mos i lejuar që të vazhdojnë në aksionin e tyre.
Në polici thonë se askush nuk është arrestuar pasi nuk ka “arsye për një gjë të tillë”.