LajmeMagazina

Lind fëmija i parë në maternitetin e Preshevës, është djalë

Në mëngjesin e ditës së sotme lindi edhe fëmija i parë në maternitetin e Preshevës.
A. B. nga Presheva siç mësohet nga Kjo është Presheva Jonë është bërë nënë për herë të dytë. 
Madje ajo ka pasur fat që të lind në maternitetin e Preshevës dhe të bëhet gruaja e parë në Luginë që lind në këtë maternitet.
Stafi, motrat mami dhe mjekët në maternitetin e Preshevës ka bërë ftesë të gjitha nënat shqiptare që të vijnë në kryejnë kontrollat dhe të lindin në Preshevë.
“Kjo lindje e parë është inkurajuese edhe për të gjitha nënat tjera që të vijnë të lindin këtu në Preshevë” ka thënë dr Xhejlane.
Materniteti ka 2 salla të lindjes, inkubimin, fototerapinë, dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse.Nga sot e tutje nënat shqiptare nuk do të bredhin spitaleve të tjerë. Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010 , ndërsa punimet kishin filluar në vitin 2012 dhe vlera e përgjithshme e maternitetit është 1,5 milion euro.
Materniteti është në dispozicion të nënave 24 orë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button