Me rastin e bastisjeve të kryera nga ana e pjestarëve të policis speciale, në mëngjesin e 22.07.2015., në shtëpin e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, dhe njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe në dy shtëpi tjera në fshatin Konçul, me urdhër të prokuroris speciale për krim të organizuar nga Beogradi, me ç’rast jan arrestuar djali i kryetarit të KK të Bujanocit dhe njiherit kryetar i KKSH, z.Jonuz Musliu dhe dy persona tjerë nga fshati Konçul, Kryesia e Lëvizjes së progresit demokratik dënon këtë akt i cili ka prapavi politike, me qëllim të mbjelljes së frikës dhe pasiguris në popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.
Gjat këtyre bastisjeve jan bërë demolime të shtëpive edhe pse në disa shtëpi nuk ishin prezent banuesit e tyre, duke mos lënë kurrëfar procesverbali mbi bastisjen e kryer dhe duke u sjellur në mënyrë arrogante.
Kryesia e Lëvizjes së progresit demokratik vlerson se ky aksion policor e zbeh edhe më shum besueshmërinë e institucioneve shtetërore tek popullata shqiptare dhe të njejtin e kualifikon si akt politik me qëllim të destabilizimit të situatës politike dhe të sigurisë dhe zbrazjes së Luginës së Preshevës nga shqiptarët.
Bujanoc, 22.07.2015.
Kryesia e Lëvizjes së progresit demokratik,