LajmeMagazina

Moto-meeting, “Plisat” e Zvicrës, më 27 korrik në Preshevë

“Plisat” e Zvicrës më 27 korrik 2015 do të takohen në Preshevë. Ky takim do të jet i pari që po ndodh në Luginë të Preshevës, dhe në të do të marrin pjesë të gjithë motoristët nga trojet shqiptare, transmeton Kjo eshte Presheva Jone.
Kush janë Plisat: Plisat janë djemtë tuaj, vëllëzërit tuaj, kusherinjtë tuaj! Ata vijnë nga të gjitha trevat shqiptare dhe janë të bashkuar në moto-klubin PLISTA Switzerland. Klubi është formuar verën e vitit 2005 në St. Gallen të Zvicrës dhe sivjet shënon 10 vjetorin e ekzistencës. Për momentin numërojnë 57 anëtarë aktivë.
Çka: Moto-Meeting
Kur: E hënë, më 27.07.2015
Ku: në Preshevë prapa stacionit të autobusëve, tek parkingu

N’sa: prej orës 17.00 nisë festa…

Në këtë takim do të ket pije, ushqim dhe muzikë./ Kjo eshte Presheva Jone /

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button