LajmeMagazina

Musliu: Nuk është lufta kundër Fatlumit, por kundër meje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka reaguar pas arrestimit të djalit të tij nga organet e rendit të Serbisë.
Musliu mendon se në këtë aksion, djali i tij i madh, Fatlum Musliu, është viktimë.
“Qëllimi kryesorë ka qenë kërkim armësh dhe drejtpërdrejtë kanë marrë Fatlumin. Fatlumi është viktimë. Nuk është lufta kundër Fatlumit është kundër meje”, i ka thënë portalit Titulli.com, kryetari i KKSH-së, njëherit ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu.
Ai me këtë rast ka thënë se policët civilë me automatikë, në pronën e tij kanë kërkuar armë, janë sjellë keq dhe kanë hy në mënyrë brutale.
“Serbia është çajo e vjetra e cila ka bastisë, ka arrestu, po bastisë, po arreston, po largon qytetarët. Përveç tek ne kanë hyrë edhe tek fqinjët”, është shprehur Musliu.
Nga ana tjetër edhe bashkëshortja e Musliut, nëna e Fatlumit, Zejnepe Musliu, e shqetësuar ka shpjeguar aksionin i cili ndodhi në orën 4:45 të mëngjesit.
“Nuk i shohë unë këto të arsyeshme, s’kan gjet asgja, lypshin armë, armë nuk kemi, djali në shtëpi të vet. E kanë arrestu Fatlumin, kanë hy kanë kontrollu. Edhe më herët e kanë kërku po aj gjyqin e ka kry, u kon i lirë, e ka pas të lejume prej gjyqit”, shpjegon Zejnepe Musliu.
Vlen theksuar se për arrestimin e sotëm të Fatlum Musliut, urdhërarrest kishte lëshuar gjykatësi i lëndës paraprake nga departamenti i veçantë i Gjykatës së Lartë në Beograd, duke e sjell atë më 20 korrik të këtij viti.
Në këtë dokument në të cilin ka pasur qasje Titulli, të nënshkruar nga gjykatësi i lëndës paraprake, Aleksandar Vujiciq, ndër të tjera thuhet se është urdhëruar kontrollimi për të gjetur shenja të krimit të organizuar si: duhan të grirë dhe cigare si dhe elemente tjera për kryerjen e veprave penale, gjë të cilat, sipas familjarëve nuk janë gjetur në pronën e tyre.
Gjatë këtij aksioni dëme në inventar ka pësuar edhe shtëpia e N.M., familja e të cilit për momentin nuk ishin në shtëpi, e të cilës i janë thyer kryesisht dyer.
Fatlumi 32 vjeçar, nën shoqërimin e policisë është dërguar në qendrën policore të mbajtjes në Vranjë. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button