LajmeMagazina

Në Bujanoc gjendet drogë, armë dhe municion

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve te Brendshme në Bujanoc, me autorizim të zëvendës prokurorit të Prokurorisë së Lartë publike në Vranjë, ka sjellë vendim për mbajtje deri në 48 orë të N.A. (1993) nga rrethina e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe vendosje në shitje të narkotikëve si dhe prodhim të palejuar, posedim, mbajtje dhe shitje të armëve dhe materieve eksploduese.
“Policia në fshatin Tërnoc, Komuna e Bujanocit, ka gjetur rrënjë të bimëve për të cilat dyshohet se janë marihuanë, në një masë pre 901,7 gramë, katër gramë të materies bimore të thatë, peshore për matje të saktë, si dhe municion për armë pa miratim të organit kompetent”, thuhet në kumtesën e policisë të cilën e përcjellë portali informativ Titulli.com. 
Të dyshuarit, me akuzë penale, do të sillen te zëvendës prokurori i Prokurorisë së Lartë publike në Vranjë. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button