Sektori i antikontrabandës në Policinë e Kukësit ka sekuestruar një sasi të madhe kafeje, e cila kishte hyrë kontrabandë në Shqipëri përmes Kosovës.
8.5 tonë kafe u bllokuan në fshatin Shtiqen të Kukësit, në një furgon që drejtohej nga shtetasi i identifikuar tashmë nga policia si Besmir Muja, raporton Top Channel.
Ky i fundit, sapo ka parë forcat e policisë, ka braktisur mjetin furgon që drejtonte dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e ka shpallur në kërkim për veprën penale të “kontrabandës me mallra të akcizës”, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia e kafes dhe mjeti me të cilën po transportohej.