LajmeMagazina

Në Medvegjë organizohen martesa grupore, të interesuarit të paraqiten deri më 31 korrik

Në kuadër të manifestimit turistik “Netët e Gejzerit”, edhe këtë vit do të organizohen martesat grupore në Banjë të Sijarinës në Medvegjë.
Sipas organizatorit, për të gjitha çiftet e paraqitura për martesë nën gejzer, organizatorët dhurojnë martesë pa pagesë me daulle, balona-helium, pëllumba të bardhë, tortë për dasmë dhe drekën solemne për çiftet, si dhe harxhimet për 20 mysafirët e tyre, ndërsa si dhuratë për të sapo martuarit nga organizatorët fitojnë edhe vikend të gjatë në hotelin “Gejzer”, në Banjë të Sijarinës.
Organizatorët thonë se përpos se rasti i martesës zhvillohet nën gejzer, në prani të mijëra notuesve, kjo paraqet një përjetim të veçantë për njerëzit e rinj të cilët lidhin kurorë, transmeton Titulli.com.
Të rinjtë e interesuar për pjesëmarrje në martesën nën gejzer, pas paraqitjes duhet të përgatisin certifikatën e nënshtetësisë dhe certifikatën e lindjes (jo  më të vjetër se gjashtë muaj), letërnjoftimin me afat dhe duhet që t’i sigurojnë dy dëshmitarë.
Çiftet e interesuara mund të paraqiten deri të mërkurën, 31 korrik, duke telefonuar në numrat 016/895-153 ose 016/891-348.
Këtë vit manifestimi mbahet prej 26 korrikut deri më 2 gusht, ndërsa martesat planifikohen ditën e fundit të manifestimit, më saktësisht në mesditë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button