LajmeMagazina

Në Srebrenicë sulmohet Aleksandar Vuçiq ! (VIDEO+FOTO)

Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, është sulmuar kryeministri serb Aleksander Vuçiq.
Vuçiq ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë.
Intervenimi ka qenë i shpejt duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar, ai u dërgua në makinë , por sulmi nuk mund të shmangej për shkak të kontaktit të ngushtë në mesin e njerëzve të cilët rrethuar rrugës.
Nuk raportohet për të lënduar shkruan Telegrafi serb.
Një pjesë e të pranishmeve brohoritnin “ Vuçiq jashtë”. Ndërsa njoftohet se është parë edhe flamuri me mbishkrim “ Për një mysliman, vrasim 100 serb”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button