Ekipet e ekspertëve nga Prishtina dhe Beogradi do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të vazhduar bisedimet për sigurimet e automjeteve.
Megjithatë data e vazhdimit të dialogut mes dy kryeministrave mbetet ende e papërcaktuar, ka thënë Maja Kociajncic, zëdhënësja e Federica Mogherini-t, përfaqësueses së Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë.
“Të dyja palët do të diskutojnë elementet që e bënë marrëveshjen të mos zbatohet”, ka thënë Kocijancic për gazetarët, mirëpo nuk e ka specifikuar datën e vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, sepse, siç ka thënë ajo, përgatitjet janë ende në vazhdim.
Ndryshe marrëveshja e cila i liron pronarët e automjeteve nga pagesat e sigurimit kur kalojnë kufijtë administrativë, është nënshkruar në muajin qershor dhe do të duhej të fillonte së zbatuari me 24 korrik.