Linja në komunikacionin hekurudhor Nish – Preshevë është normalizuar pas përmbysjes së njënit vagon të trenit transportues, në fshatin Guverevac në afërsi të Leskocit.
Siç raporton agjencia Beta, ekipeve të specializuara të Hekurudhës së Serbisë iu është dashur që më shumë se 15 orë të sanojnë rrugën dhe të mundësojnë që pa pengesa të zhvillohet komunikacioni ndërkombëtar, vendor, transportit të udhëtarëve dhe komunikacionit transportues në këtë pjesë, transmeton Titulli.com.
Deri tek fatkeqësisa ka ardhur sigurisht përshkak të nxehtit të madh dhe zgjërimit të binarëve, thonë nga stacioni hekurudhor në Leskoc.