LajmeMagazina

Ofrohet ndihmë profesionale për ndërmarrjet në Luginë të Preshevës

Ekipi profesional i Odës Ekonomike të Serbisë përgatit sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipërmarrësit dhe kooperativat bujqësore për paraqitjen në konkurs për subvensionimin e shoqërive ekonomike në pronësi private në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në konkursin i cili zgjat prej datës 7 e deri më 30 korrik, të cilin e implementon Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,  sipërmarrësve do t`iu jenë në gatishmëri ekipi profesional i PKS-së (Odës Ekonomike të Serbisë),  i cili do të iu ndihmoj që në mënyrë sa më kualitative përgatitjen e dokumentacionin konkurrues.  
Anëtarët e grupit do të përgjigjen në pyetjet e sipërmarrësve përmes telefonit dhe e-mailit, ndërsa më 21 dhe 22 korrik, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Rajonale të Leskocit, do të organizohet edhe ndihma profesionale në terren. 
Subjektet ekonomike të cilat i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të llogarisin në bashkë-financim me rastin e blerjes së pajisjeve dhe makinave me 70%,  nëse bëhet fjalë për shoqëritë e vogla ekonomike ose kooperativat bujqësore, apo 60% nëse bëhet fjalë për shoqëritë e mesme ekonomike.
Kusht është që kandidatët të jenë të regjistruar më së paku dy vite në territorin e këtyre tri komunave, të kenë më së paku dy të punësuar dhe të mos jenë të ngarkuar me bllokadë apo vështirësi në ushtrimin e biznesit, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Oda Ekonomike e Serbisë.
Për realizimin e programit nga buxheti janë ndarë më shumë se 48 milion dinarë, dhe atë rreth 18 milion për Preshevë, për Bujanoc 2,5 milion dhe 10 milion për Medvegjë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button