LajmeMagazina

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Preshevë

Gjatë gjithë javës do të mbretërojnë temperaturat e njejta, maksimalet nga 30-33 gradë celsius, kurse minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius.
Kjo eshte Presheva Jone njofton se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Këto masa të ajrit të cilat kanë origjinë nga veriu i kontinentit do të vazhdojn të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë por që vlerat e temperaturave maksimale do të pësojnë rënje të lehta për shkakë të reshjeve të shiut të cilat u regjistruan dje dhe sot në pjesen dermuese të vendit tonë me theks të veqantë pjesen perendimore, veriperindimore dhe jugperendimore.
Pothuajse gjatë gjithë javës do të mbretërojnë temperaturat e njejta, maksimalet nga 30-33 gradë celsius, kurse minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius.
Derisa në viset malore temperaturat maksimale do të jenë nën 29 gradë celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndyshme por që dominuese do të jetë verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-9m/s. Riga të dobëta dhe të izoluar pritet të ketë nga dita e enjëte të cilat do ti përfshijnë disa lokalitete. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button