LajmeMagazina

Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut

Ka përfunduar aksioni policor i filluar herët në mëngjes në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit.
Burime të sigurta nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se me rastin e kontrollimeve të bëra në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, është arrestuar djali i madh tij Fatlum Musliu, i cili edhe më herët ishte në kërkim nga organet e rendit.
Burimet e Titullit tregojnë se policia ishte civile por e armatosur rëndë me armë automatike, ndërsa përvec në pronën e N.M. që kanë shkaktuar demolime të dyerve dhe inventarit tjetër, njëherit ka pasur dëme materiale edhe tek prona e Musliut.
Fatlum Musliu është marrë për në stacionin e policisë në Bujanoc, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti dy herë kishte arritur që t’i ikë kapjes nga policia.
Ndaj tij tashmë e disa muaj janë ngritur padi penale për “kontrabandë me këpucë” dhe “arratisje nga ambijentet e stacionit policor”./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button