LajmeMagazina

Përveç Fatlum Musliut edhe 12 të arrestuar në aksionin e policisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, në aksionin për të luftuar tregtinë e paligjshme të mallrave me akcizë, duhan dhe prodhime të duhanit, në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri dhe Informim dhe me urdhër të Prokurorisë për Krime të Organizuara, në territorin e Vranjës, Bujanocit, Preshevës, Surdulicës dhe Suboticës ka konfiskuar 2.650 kilogramë duhan të grirë dhe 1.000 kuti me cigare të ndryshme me pulla të akcizës së Maqedonisë.
Siç njofton policia, janë arrestuar 13 persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale, shoqërim me qëllim të kryerjes së veprës penale, kontrabandë dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. 
Të arrestuarit janë: XH.K (1978), I.M. (1973), F.SH. (1983), SH.R. (1977), D.K. (1993), I.A. (1955), E.A. (1981) të gjithë nga Komuna e Preshevës, F.O. (1985), F.O. (1987), F.M. (1983), dhe D.M. (1971) nga Komuna e Bujanocit dhe Vranjës, N.M. (1974) zyrtarë policorë nga Surdulica dhe A.M. (1968) nga Subotica. 
“I dyshuari XH.K. nga data 27.10.2014 deri më 22.07.2015 ka organizuar grupin kriminel, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes së mallrave të pa doganuara (duhanit të grirë) përmes rrjetit të rishitësve në territorin e Serbisë. Duhani, përmes rrugëve alternative , është kontrabanduar më parë përmes territorit të Maqedonisë dhe KA Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në kumtesën e MPB-së të cilën e përcjellë Titulli.com. 
Sipas policisë, të dyshuarit dy herë gjatë muajit kanë kontrabanduar rreth gjysmë ton duhan të grirë, çmimi i së cilës në Republikën e Serbisë është rreth 10 euro për kilogram, duke mundësuar rreth 300.000 euro përfitime materiale. 
Vlen theksuar se në këtë aksion të policisë i ndërmarrë në orët e hershme të ditës së mërkurë, është arrestuar edhe Fatlum Musliu, djali i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliut.
Për të shqyrtuar situatën e sigurisë në Komunë të Bujanocit, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button