Të shtunën nga ora 12:00 duke filluar nga parku i qytetit në Preshevë u bë shpërndarja e Kuranit falas për qytetarët. Ndërsa, kjo është një iniciative e ndërmarrë në të gjithë trojet shqiptare si Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni por filloi në Gjermani me të cilën synohen të botohen rreth 25 milion ekzemplar të Kuranit në disa gjuhë botërore, kurse më pas të shpërndahen.
Në kuadër të këtij projekti u përfshi edhe Presheva, ku u realizua shpërndarje e Kuranit në gjithë qytetin nga një grup i të rinjëve.
Kurani në gjuhën shqipe është përkthyer nga Prof. Hasan.I. Nahi ndërsa është kontrolluar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, njofton Kjo eshte Presheva Jone.