Projekti “Edu Karavan” i organizuar nga shoqata ”Çelsi i gjelbërt” nga Nishi I cili ka filluar sot, ka për qëllim që gjatë muajve korrik dhe gusht të mbledh fëmijët dhe të rinjët e komunë së Bujanocit dhe Preshevës, konkretisht të zonave rurale që janë kultivues të duhanit.
Projekti Edu Karavan, projeit i realizuar edhe vitin e kalura në teritorin tonë, ka për qëllim që fëmijët e familjeve që kultivojnë bimën e duhanit ti largoj nga angazhimet edhe punët që ka kjo bimë dhe edukuj në fusha të ndryshme. Ky projekt ndahet në tre punëtori, dhe fëmijët do të kenë rastin të ushtrojnë në punëtori të artit kreativ, ekologji dhe fotografi. Këto punëtori në teritorin e komëns së Bujanocit do zhvillohen në shkollën fillore ‘’Muharrem Kadriu’’në Tërrnoc , ndërsa drejtori i shkollës Naim Salihu tha se, është një projeit i qëlluar që ka pasur interesim edhe vitin e kaluar. Olivera Millosheviq, kryetare e shoqatës Çelsi i gjelbërt nga Nishi, shpjegon se idea e projektit “Edu Kravan” është që të grumbullohen fëmijët e vendeve rurale në një vend dhe të edukohen në fusha të ndryshme, duke i larguar nga angazhimet që mund të kenë prindërt që janë prodhues të duhanit. Ajo thekson se, projekti Edu Karava, do të zhvilohet në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” për fëmijët e komunë së Bujanocit, ndërsa për fëmijët e komunë së Preshevës, projekti do të zhvillohet në shkollën “9 Maji” në Leran. Projekti Edu Karavan i realizuar nga shoqata çelsi i gjëlbërt, është i mundësuar nga kompania Philip Morris.