Ministri i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar se pas regjistrimit dhe vlerësimit të numrit të banorëve në komunat Preshevë dhe Bujanoc do të pasoj analiza e nevojës për themelimin eventual të njësisë së gjykatës në Preshevë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Riza Halimit, në Kuvendin e Serbisë, Selakoviq ka rikujtuar se në takimet në të cilat janë mbajtur në mes të përfaqësuesve të komunave në juglindje të Serbisë dhe Ministrisë së Drejtësisë problemet janë konstatuar dhe janë definuar kornizat të cilat do të zgjidhen, transmeton Titulli.com.
Sipas fjalëve të tij, dy prej katër qëndrimeve janë të kushtëzuara me kryerjen e vlerësimit të numrit të banorëve në komunat Preshevë dhe Bujanoc.
“Sa i përket zgjedhjes së gjykatësve porot dhe nacionalitetit shqiptar, ne atë zgjedhje e kemi kryer. Sa i përket zgjedhjes së mungesës së gjykatësve në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë, ne atë zgjedhje e kemi kryer dhe na ka mbetur vetëm që ta realizojmë konkursin për zgjedhjen e përkthyesit të autorizuar gjyqësor për gjuhë shqipe për territorin e Gjykatës së Lartë në Vranjë“, ka precizuar Selakoviq.
Kur behët fjala për përfaqësimin e barabartë, ministri ka rikujtuar në problemin e punësimit të kontrolluar, konkretisht ndalimit të punësimit në sektorin publik, duke theksuar se në këtë moment në komisionin e Qeverisë i cili miraton punësimet, ndodhet kërkesa e gjykatës në Bujanoc për punësimin shtesë të ndihmësve të gjykatësve.
„Jam i bindur se edhe këtë do ta realizojmë, ndërsa pas vlerësimit të numrit të banorëve dhe regjistrimit do të vazhdohet me realizimin e gjërave me të cilat jemi dakorduar“, ka thënë Selakoviq.