LajmeMagazina

Shefati të shtunën në ring në mbrojtje të titullit

Boksieri shqiptar nga Lugina, Shefat Isufi, të shtunën (4 korrik), do të ngjitet në ring për të mbrojtur titullin në kategorinë WBC gjysmë të rëndë të Euroazisë.
Kundërshtari i radhës në këtë meç shumë të rëndësishëm për Shefatin është polaku Dariusz Sek, i cili gjatë vitit 2014 kishte kryqëzuar dorëzat edhe me boksierin tjetër të njohur shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi, raporton Titulli.com.
Meçi profesionist me 12 raunde, në mes të Shefat Isufit dhe Dariusz Sek, do të zhvillohet më 4 korrik, në arenën Cirkus Kone, në Mynih të Gjermanisë.
Boksieri 25 vjeçar nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, nga 17 fitore të regjistruara, 13 i ka me nokaut, 2 hymbje dhe 2 barazime, kurse kundërshtari i tij 28 vjeçar Dariusz Sek, numëron gjithsejtë 22 fitore, 7 me KO, 2 humbje dhe 1 barazim.
Meçi i së shtunën do të jetë ndër më të rëndësishmit në karrierën e boksierit shqiptar i cili të premten edhe ka kryer matjet zyrtare.
Transmetimi i kësaj “lufte” do të bëhet në televizionin publik të Kosovës, të shtunën me fillim në orën 22:45 minuta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button