MagazinaSport

​Shqiperi-Serbi nisë prej të martës

Plani për ndeshjen me Serbinë, e cila është parashikuar të zhvillohet më 8 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, nis nga e marta.
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mbështetjen e qeverisë për të organizuar ndeshjen më të rrezikshme të historisë së futbollit tonë, shkruan Sportal.al.
Presidenti Duka do të jetë në një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, si dhe me një pjesë të kabinetit të tij, ministrat e Mbrojtjes dhe të Rendit, si dhe kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Kjo ndeshje do të tregojë aftësitë e Federatës sonë dhe Shtetit shqiptar për organizimin e një ndeshjeje me risk të lartë.
Të martën, nis organizimi për marrjen e masave, që do të jenë ekstreme dhe të pa provuara më parë në vendin tonë, në mënyrë që më 8 tetor, në ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, gjithçka të jetë në standarde të larta evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button