LajmeMagazina

Shqiptari nga Lugina akuzohet për sulm seksual në Gjilan

Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë për një rast “Sulm seksual”. Nga hetimet e para dyshohet se deri te rasti në fjalë ka ardhur kur i dyshuari shqiptar shtetas i Serbisë N. E. (1984) kishte shkuar në shtëpinë e viktimës shtetase e Kosovës si (mysafir), pasi që ishte në lidhje familjare. 
I dyshuari kishte hyrë në dhomën e gjumit të viktimës, duke u futur në shtratin e saj, ku fillon ta ngacmoj viktimën, e cila e kundërshton të dyshuarin duke i kërkuar që të dal nga dhoma e saj. 
I dyshimti del nga dhoma e saj, gjersa viktima me ndihmën e një familjari të sajë ka kërkuar ndihmën e Policisë duke e denoncuar rastin. 
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës ka thënë Ismet Hashani.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button