LajmeMagazina

Shtrenjtohen banesat në Shëngjin, ankohen edhe preshevarët

Pushuesit nga Kosova dhe Lugina e Preshevës vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë plazheve shqiptare edhe pse këtë verë vihet re një shtrenjtësi më e madhe në çmime.
Kamera e KosovaPress ishte sot në plazhin e Shëngjinit, ku si çdo vit kalojnë pushimet mjaft turistë nga Kosova. Ata treguan se janë të kënaqur me shërbimet, me bukurinë dhe pastërtinë e plazhit, veçse kanë vënë re një rritje çmimi si në hotelet ku akomodohen, ashtu edhe në ushqimet që konusmojnë.
Shumica e pushuesve që vijnë në Shëngjin janë familjarë, dhe fatura që duhet të paguajnë për 10 apo 15 ditë pushime është mjaft e kripur në fund, shkon deri në 500 euro për 10 ditë vetëm akomodimi.
Ali Riza, i cili ka ardhur nga Presheva thotë se këtë vit e ka paguar dhomën e hotelit 50 euro nata, ndërkohë që vitin e kaluar ishte më lirë, edhe me 25 euro e gjeje me të njëjtat kushte.
“Kam ardhur nga Presheva me familjen, është i treti vit që vij në Shëngjin, dhe është në nivel pastërtia, shërbimet. Mirë shumë, jemi të kënaqur. Me çmimet ka dallim në krahasim me vjet, nga pak, po. Janë rritur çmimet, zakonisht te banesat. Unë kam paguar 50 euro për një dhomë, vjet ka qenë më lirë, 25 euro kemi paguar. Ndërsa ushqimet janë të mira, dhe çmimet nëpër restorante mirë, nuk ka ndonjë dallim me vjet. Edhe shumë korrekt janë. Ne 10 ditë do qëndrojmë. Kemi qenë edhe në plazhe të tjera në Velipojë, në Durrës, por këtu është mirë se po shkon duke u modernizuar, dhe duke u forcuar, është mirë,” tha Ali Riza i cili ka ardhur të pushojë për 10 ditë në plazhin e Shëngjinit, transmeton Titulli.com.
Edhe Demush Fazllia ka të njëjtin mendim, që banesat janë shtrenjtuar këtë vit në Shëngjin, dhe për më tepër në banesën ku ai qëndron ka pasur edhe ndërprerje të energjisë herë pas here.
“Kam ardhur me familjen, kushtet janë mirë por banesa është pak si shtrenjtë, ndërsaushqimi është perfekt si në Prishtinë. Unë kam paguar nga 32 euro për dhomë. Ushqimet nuk janë të shtrenjta, ne të gjitha vaktet i konsumojmë jashtë më së shumti. Në Shëngjin kemi ardhur çdo verë edhe në Ulqin kemi shkuar. Na pëlqen më shumë Shëngjini se flitet s hqipja këtu. Shërbimet dhe kushtet nëpër dhoma deri diku janë mirë, por kemi pasur probleme me rrymën, na është ndërprerë. Në plazhe të tjera në Sarandë, Vlorë, nuk kam qenë, është pak larg por do ta provojmë dhe atje,” tha Demush Fazllia.
Ka dhe nga ata që vijnë për herë të parë në Shëngjin, dhe iu ka pëlqyer plazhi, natyra, por prapë çmimet iu duken të shtrenjta në krahasim me kushtet dhe shërbimet që ofrohen.
“Shumë bukur po kalojmë, vit i parë që vijmë në Shëngjin, pasi ne jemi nga Kosova, por jetojmë jashtë në kufi me Austrinë, atje i bëjmë pushimet, por sivjet na pëlqeu këtu me ardh dhe është shumë bukur. Plazhi është i pastër. Për çmimet çfarë të të them. Sipas kushteve janë shtrenjtë. Po. Edhe ushqimi është shtrenjtë, pastaj akomodimi varet se ku qëndron. Të gjitha vaktet i konsumojmë ja shtë. Nuk na ka rënë rasti të shkojmë në plazhe të tjera të Shqipërisë, përveç Shënëgjinit dhe në Malin e Robit kemi qenë dhe na ka pëlqyer atje, ka qenë fantazi. Por do preferoja sërish Shëngjinin,” thotë një turiste nga Kosova.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se në përgjithësi turistët shqiptarë bëjnë pushime pasive. Përveç qëndrimit në plazh, notit, lojës me letra dhe leximit të ndonjë gazete apo libri, janë shumë të rrallë ata që e organizojnë ditën të tillë, që të mund të organizojnë edhe ndonjë ekskursion në ndonjë kala apo muze afër zonës së plazhit. Megjithatë kjo ndoshta është edhe faji i pushtetit vendor që nuk ka krijuar guidat, informacionin apo shërbimet përkatëse për turizmin hitsorik.
“Mirë po kalojmë, gjatë ditës bëjmë plazh edhe pse notin nuk e di mirë, ndërsa në mbrëm je, dalim ndonjë kafe, apo shëtitje. Me gatimin nuk merrem pasi i konsumojmë jashtë vaktet. Edhe në Durrës kam qenë më herët por më mirë them se është në Shëngjin,” thotë një turiste nga Kosova.
Akoma më shtrenjtë se në Shëngjin dhe në Durrës janë çmimet në Vlorë, Sarandë, Himarë e Ksamil. Sipas informacioneve që morëm nga turistë që kanë qenë disa ditë në jug të vendit mësuam se çmimet janë rritur tmerrësisht shumë aq sa një drekë në një restorant në Vlorë, apo Himarë të shkon 10 mijë lekë mestarisht ose 70 euro për dy persona. Madje nëse guxon të porositësh fruta deti, apo peshk të egër (koce), një pjatë e tillë mund të shkojë deri në 30 euro. Kjo vërtetohet edhe nga faturat e publikuara nga vetë turistët në faqet e tyre sociale; të cilët këtë verë veç vapës së tmerrshme po përballen edhe me çmime ‘të nxehta’. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button