Temperaturat e larta rekord në Belgjikë kanë shkaktuar probleme serioze në trafik.
Në Belgjikë është matur temperatura më e lartë 37 gradë, që nuk mbahet mend që nga viti 1901.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të mos dalin në mesditë.
Temperaturat në Evropën Perëndimore kanë arritur 40 gradë celsius, dhe OKB-ja ka paralajmëruar se valët e nxehta do të bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimit të klimës dhe bëri thirrje për më shumë vende për të krijuar sisteme paralajmëruese për të informuar njerëzit rreth rreziqeve.
Vala e dytë e të nxehtit që do të zgjasë të paktën nëntë ditë pritet të përfshijë Francën, Italinë, Gjermaninë, informoi Shërbimit Nacional Metereologjik në Spanjë.
Temperaturat priten të hënën të jetë veçanërisht të larta, duke arritur deri në 44 gradë celsius në disa pjesë të Spanjës, për shkak të pushtimit të ajrit të ngrohtë nga Afrika.