Unioni studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni lajmëron gjithë qytetarët e Luginës që të solidarizohen me refugjatët që po qëndrojnë në Preshevë. USLP-Maqedoni ka për qëllim që përmes rrobave, të hollave, ushqim dhe gjëra higjienike të i ndihmojë këtyre emigrantëve.
Të drejtë kontributi kanë të gjithë qytetarët e Luginës.
Nëse keni dëshirë të bëheni pjesë të aksionit mund ti dorëzoni me fillim nga data 03.07.2015 e deri më datën 07.07.2015 në këto lokacione: Stacioni Autobusave dhe tek tregu i gjelbërt (i vjetër) dhe në xhamin Ebu Bekër duke filluar nga ora 13:00 – 16:00./Kjo është Presheva Jonë/