LajmeMagazina

Vetura godet dy të moshuar që po ktheheshin nga “Taravitë”, njëri vdes

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në rrugën Podujevë – Merdarë, përkatësisht te Ura e Nishit.
Një person mashkull rreth moshës 70-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër rreth moshës 65-vjeçare është në gjendje të rëndë në QKUK, pasi këta dy të fundit janë goditur nga një veturë teksa po kalonin rrugën, raporton llapi.info.
Sipas burimeve, vetura e cila ka goditur këmbësorët ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktimat meshkuj ishin duke u kthyer nga namazi i taravive.
Mësohet se tabela e veturës ka mbetur në vend të ngjarjes.
Policia është duke e hetuar rastin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button