Në Qeverinë e Serbisë sotë është prezantuar vlerësimi i numrit të banorëve për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe prezanton përfundimin e procesit i cili ka filluar gjatë vizitës së zëvendës kryeministres së Serbisë Kori Udoviçki në Bujanoc me 3 mars të këtij viti.
Vlerësimi është bërë në bazë të metodologjisë të pranuar në takimin që është mbajtur me 12 qershor 2015 nga ana e liderëve shqiptar të Luginës së Preshevës dhe kryetarit të KNSH.
I tërë procesi është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në në Beograd, Ambasadën e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe delegacionit të BE-së në Boegrad me ndërmjetësim të trupit Koordinues.
Eshtë llogaritur se numri i banorëve në Bujanoc është 38300 banorë, në Preshevë 29600 dhe Mevegja ka 7442 banorë, thuhet në njoftim të ministrisë vetqeverisjes lokale Kori Udoviçki, transmeton presheva.com.
Bashkësia ndëkombëtare ka angazhuar ekspert me renome që kanë punuar gjatë muajit qershor, ku këta ekspert kanë pasë edhe përkrahjen e Institutit republikan për statistika dhe organeve tjera shtetërore.
Vlerësimi i numrit të banorëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës në të ardhmen do të përdoret në përdorim zyrtar deri në në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë.