Deputeti i LDK’së thotë se Qeveria ia fali Malit të Zi rreth 9000 hektarë tokë
Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi bashkë me një koleg të tij, ka bërë një studim që tregon detajet e kufirit me Malin e Zi.
Duke i shpjeguar hartat në Interaktiv në KTV-së, Bulliqi, deputet i LDK-së në Kuvend të Kosovës, e ka akuzuar qeverinë që ka falur tokë.
“Vijat kufitare që në kohën e ish-Jugosllavisë ishin të tilla siç janë edhe sot, edhe pse i kishin bërë serbët. Me vijën e re, Mali i Zi hyn thellë në territorin e Kosovës, kurse ne hyjmë brenda Malit të Zi fare pak. Diferenca është se Mali i Zi përfiton rreth 9000 hektarë tokë të Kosovës”, ka thënë Bulliqi.
Ai ka thënë se shqetësimin ia ka shprehur qeverisë dhe LDK-së, por nuk është marrë parasysh.
Nëse vjen për votim në Kuvend, Bulliqi, që është pjesë e koalicionit qeveritar, thotë se do të votojë kundër.