​Zyrtare: Pas Januzajt, Unitedi largon edhe një sulmues (Foto)

Manchester Unitedi ka shitur sulmuesin Javier Hernandez Chicharito.
Manchester United ka larguar edhe sulmuesin Meksikan, Javier Hernandez, i cili është shitur te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

“ Javier Hernandez i bashkohet Bayer Leverkusenit deri në vitin 2018”, thuhet në njoftimin zyrtar të Leverkusenit.

Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë Unitedi huazoj edhe Adnan Januzajn në Borussia Dortmund.

Leave a Reply

Back to top button