Klubet më të pasura por edhe ato më të lavdishme nuk i kanë kursyer shpenzimet në merkaton e verës. E pabesueshme të mendosh që në lojë janë edhe 8 ditët e fundit dhe goditje të tjera mund të shfaqen në horizont.
1. Manchester City: 210 milionë euro
(Kaq arrin shifra nëse marrim si të mirëqënë blerjen e De Bruyne për 71 milionë. Më pas vijnë në radhë Sterling 69, Otamendi 45, Delph 11.5, Unal 2.8 dhe Roberts 2.8.)
2. Atletico Madrid: 126 milionë euro
(Jackson Martinez me 35 dhe më pas e ndjekin Savic, Carrasco, Vietto e Felipe Luis.)
3. Juventus: 109 milionë euro
(Dybala 32 milionë euro nga Palermo. 26 janë paguar per Alex Sandro, 19 për Mandzukic, 18 për Zaza dhe 14 për Pereyra.)
4. Liverpool: 108,5 milionë euro
(Benteke u kushtoi të kuqve 46.5 milionë, ndërsa Firminho rreth 5 milionë më pak.)
5. Valencia: 107 milionë euro
(Rodrigo 30 milionë euro, Negredo 28, Andre Gomes 15, Joao Cancelo 15, Santi Mina 10, Ryan 7, Rodriguez 2.)
6. Manchester United: 100,5 milionë euro
(“Djajtë” paguan 35 për Morgan Schneiderlin, 27,5 për Depay, si dhe 20 për Schweinsteiger, 18 për Darmian)
7. Paris Saint Germain: 91 milionë euro
(63 Di Maria, Aurier 10, Trapp 9,5, Stambouli 8,5.)
8. Real Madrid: 89,5 milionë euro
(Blerja më e fundit Kovacvic është më e shtrenjta me 35 milionë. Më pas vijnë 31,5 për Danilo, 6 për Casilla, 5 për Vallejo, 3,5 për Asensio, 1 për Lucas Vazquez.)
9. Milan: 83 milionië euro
(Bacca më i kushtueshmi 30 milionë euro, Romagnoli 25, Bertolacci 20 dhe Luiz Adriano 8)
10. Bayern Munchen: 79 milionë euro
(Vidal 37, Douglas Costa 30 , Kimmich 8,5 dhe Ulreich 3,5 )