MagazinaSport

3 pike per Man Utd i dhuron Adnan Januzaj

Manchester United ka arritur të merr edhe fitoren e dytë në kuadër të Premier Ligës, ku protagonist kryesor ishte Adnan Januzaj, i cili realizoi edhe një super gol. United ka triumfuar si mysafirë në stadiumin Villa Park kundër Aston Villës me rezultat prej 1:0. 
Louis Van Gaal në ndeshjen e sotme i kishte dhënë rast që nga minuta e parë e ndeshjes të paraqitet edhe Adnan Januzajt. Dhe këtë besim të trajnerit holandez,shqiptari e kurorëzoi me një super gol. 
Januzaj në një pasim të saktë të marrë paraprakisht nga ana e Juan Matës, fillimisht e “shëtiti” mbrojtësin veteran anglez, Micah Richards, dhe më pas me një gjuajtje elegante shënoi gol në minutën 29-të takimit, i cili njëherazi ishte i vetmi në 45 minutshin e parë të ballafaqimit të javës së dytë të ligës angleze. Megjithëse në pjesën e dytë mysafirët dominuan në ndeshje, ndërsa vendasit me kundërsulme e kërkuan golin e barazimit, rrjetat heshtën përgjatë gjithë pjesës së dytë dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat minimal prej 1:0, përkatësisht në saje të golit të sulmuesi shqiptar.
Vlen të theksohet se reprezentuesi belg, Januzaj, u zëvendësua në minutën e 60-të të takimit nga Andre Herrera, ndërsa paraqitja e shqiptarit u vlerësua lartë prej ekspertëve të futbollit. Pas kësaj fitoreje, United merr kryesimin e renditjes tabelore me gjashtë pikë, ndërsa Aston Villa mbetet në pozitën e shtatë me tre pikë të fituara. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button