Shëndetësi

5 gjëra që nuk i dinit për trupin tuaj ndërsa fle!

“Ai është i zgjuar shumë më tepër nga ç’mendoni ju!”
Supozohet se duhet të bëni tetë orë gjumë gjatë natës, por çfarë ndodh vërtet me trupin tuaj gjatë këtyre orëve? Rezulton se ndodhin mjaft gjëra në fakt. Ja cilat janë proceset kryesore që ndodhin në trupin tuaj gjatë natës sipas website-it Cosmopolitan:

Ndërsa bini për të fjetur, ju dridheni. Çdo herë.Sipas ekspertëve të gjumit, masa e dridhjeve varet nga sa i përgjumur je, pra sa më e madhe e dridhura aq më i lodhur është trupi juaj.

Temperatura e trupit tuaj është shumë e ulët. Kur jemi aktivë gjatë ditës ne djegim shumë kalori, ndaj ulja e temperaturës është një mënyrë për të reduktuar nivelin e djegies për të shpëtuar kalori. Specialistët e gjumit thonë se trupi funksionon njësoj si gjumi letargjik i arinjve, duke theksuar se “gjumi është një mekanizëm mbijetese”.

Trupi bën një pastrim të plotë të toksinave.

Kjo lejon që trupi dhe truri të ripërtërihen. Tek personat që nuk flenë mirë, filtrimi nuk është aq efektiv, ndaj ekspertët thonë se kjo është një arsye përse personat nuk që nuk flenë mund të jenë pak ‘të çmendur’.

Truri yt harron informacionet e padobishme. “Ne marrim shumë informacion gjatë gjithë ditës dhe shumica e tij për fat harrohet”. Kështu shprehen specialistët e Shkollës së Mjekësisë në SHBA, duke shpjeguar se nëse truri do mbante mend çdo gjë do të krijonte mbingarkesë për të, ndaj ky është një proces i rëndësishëm gjatë gjumit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button