LajmeMagazina

Anijet që mbrojnë brigjet shqiptare [FOTO]

Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria”, në gatishmëri për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det
Brigjet e Shqipërisë janë më të sigurta se kurrë këtë sezon veror. Këtë garanci e ka dhënë sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka bërë me dije se po bëhen patrullime të vazhdueshme për të verifikuar dhe kapur mjetet që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve dhe mallrave përmes brigjeve tona.
Në një postim në “Facebook”, të shoqëruar me fotot e anijeve që patrullojnë brigjet tona,k ministrja Kodheli njofton se ato janë në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det.
“Brigjet dhe deti ynë territorial më të sigurt se kurrë në këtë sezon veror. Anijet “Butrinti”, “Oriku”, “Lissus” dhe “Iliria” në gatishmëri të plotë për sigurimin e lundrimit detar dhe jetës në det. Patrullime të vazhdueshme për të verifikuar, kontrolluar dhe kapur mjetet lundruese që tentojnë të bëjnë kalim të paligjshëm të njerëzve, mallrave apo lëndëve narkotike.
Parandalimi i ndotjes së mjedisit detar, peshkimit të paligjshëm, ruajtja e pasurive nëndetare, detare dhe vlerave arkeologjike është gjithashtu pjesë e misionit të detarëve tanë”, shkruan Kodheli.
 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button