MagazinaSport

Asisti i Mehmedit i siguron fitoren Leverkusenit

Admir Mehmedi është futur si zëvendësues për të asistuar në golin e fitores së Bayer Leverkusenit ndaj Hoffenheimit.

Nikoqirët e panë veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë kur Steven Zuber kaloi mysafirët në avantazh. Por farmacistët arritën të barazojnë në fund të pjesës së parë me anë të Stefan Kiessling.

Në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua shqiptari i Zvicrës, Admir Mehmedi, i cili në debutimin e tij me Leverkusenin bëri një depërtim të shkëlqyeshëm duke asistuar në golin e fitores, që u shënua nga Julian Brandt (71’).

Mehmedi pati edhe një rast shumë të mirë shënimi më vonë gjatë ndeshjes, por nuk u gjend mirë para portës kundërshtare.

Nga ndeshjet tjera të sotme fitore minimale ka shënuar edhe Hertha Berlin ndaj Augsburg, dhe Inglostadt ndaj Mainz, të dyja 1-0.

Schalke ka shënuar fitore bindëse në derbin ndaj Werder Bremen, derisa Darmstadt dhe Hannover kanë barazuar 2-2.

Më vonë gjatë ditës do të luhet edhe një derbi, ai mes Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button