MagazinaSport

Benzema sot do të prezantohet si lojtar i Arsenalit

Sulmuesi i Real Madridid, Karim Benzema sot do të prezantohet si lojtarë i Arsenalit, raportojnë mediat italiane.
Gazetari italian i sportit, Emanuele Giulianelli i cili punon për Gazetta dello Sport, ka thënë se Benzema sot do të prezantohet para tifozëve në Emirates Stadium, para ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Ai do i kryej testet mjekësore të hënën më herët dhe do të prezantohet para se të fillojë takimi. Ai do të qëndrojë në hotelin me pesë yje në Londër”, ka shkruar Giulianelli në twitter.
Transferimi i tij raportohet se do t’i kushtojë Arsenalit, rreth 50 milionë euro. 
Mbetet të shihet se a janë  të vërteta këto fakte apo vetëm thashetheme !

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button