MagazinaSportTech / Shkencë

Ronaldo blen apartament 16.6 milionë eurosh [foto]

Cristiano Ronaldo kohën e fundit ka paguar 16.6 milionë euro për një apartament nën kulm 2,509 sq ft (233 metra katrorë) në “Trump Tower”.

Dhe kjo duket se tregon se lojtari i famshëm ka në plan të largohet nga Real Madrid, pas një kohe të gjatë e të suksesshme te klubi.
Kati i Ronaldos, i cili ndodhet në “Fifth Avenue”, është pjesë e ndërtesës 57 katëshe më të hollë në “Manhattan”, e cila përshkruhet si “njëra nga ndërtesat më të dalluara e karakteristike në botë”.
Sipas sajtit “Trump”, kjo ndërtesë konsiderohet si njëra nga rezidencat më luksoze në mbarë botën.
“New York Post” kishte shkruar të mërkurën se super ylli i futbollit do të kalojë në ligën amerikane, pasi t’i përfundojë kontrata me Real Madridin.
Kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2018, dhe se shumë raportime kanë spekuluar se klubi i Los Anxhelos është destinacioni i mundshëm i portugezit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button