Në ambientet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Jonuz Musliu ka zhvilluar takim me kardiologun shqiptar, njëherit edhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, z. Prof. Dr. Petrit Bara me bashkëpunëtor.
Sipas kumtesës së lëshuar pas takimit, Musliu, mysafirët i ka njoftuar për gjendjen e bashkësisë shqiptare në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në fushat për të cilat është kompetent KKSH, kryesisht në krijimin e mundësive për rritjen e numrit të regjistrimeve për maturantët në drejtimet mjekësore, si dhe nevojën tonë për aftësimin profesional të kuadrit mjekësor, transmeton Titulli.com.
Profesor Bara ka shprehur gatishmërinë e tij profesionale, akademike e mjekësore që duke marrë parasysh nevojat e bashkësisë shqiptare të jap kontributin e tij lidhur me pranimin e maturantëve në Fakultetin e Mjekësisë, aftësimin e mëtutjeshëm të kuadrit mjekësor shqiptar, si dhe gatishmërinë për të pranuar çdo pacient me problemet e zemrës në Qendrën spitalore të Tiranës.
Kryetari i KKSH, Jonuz Musliu e ka falënderuar për vizitën dhe gatishmërinë e treguar të delegacionit nga Tirana, ndërsa gjatë ditës kanë vazhduar takimet me autoritetet komunale, Shoqatën e Mjekëve të Luginës dhe studentët që vijojnë studimet në Tiranë.