Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, përmes Trupave Inspektuese që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të organizojnë sot aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë këtij aksioni do të bëhet kontroll për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve.
Mbetet të shohim rezultatin e analizave që do të kryejnë .