Për t’i shpëtuar krizës së thellë financiare që e dërgoi në Serie D, skuadra më emër në Itali, Parma, ka vendosur t’i vendos në shitje trofetë e fituar në vitet e lavdishme të saj.
Parma gjatë edicionit të kaluar, u kaplua nga një krizë e madhe financiare, duke u shpallur e falimentuar nga gjykata, duke bërë që të dërgohet në Serie D, nivelin e katërt të futbolli në Itali.
Për të kaluar këtë moment krize, nga Parma në shitje janë vënë Kupa e Italisë e vitit 1992, Kupa e Kupave 1993, Superkupa evropiane 1994, Kupa UEFA 1995, Kupa e Italisë 1999, Kupa UEFA 1999, Superkupa e Italisë, 1999 dhe Kupa e Italisë 2002.